Home Kronika Aksidentohet për vdekje 92-vjeçari në Fier

Aksidentohet për vdekje 92-vjeçari në Fier

Një 92-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndpdhur në orën 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”. Automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan. I moshuari ndërroi jetë në spital, disa orë pasi u dërgua.

Njoftimi i policisë Fier:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.

Previous articleKushtetuesja nuk shqyrtoi mosngritjen e Komisionit për Investimet Strategjike, Bardhi: Ndryshoi objektin! Lajthitje për llogari të oligarkëve
Next articleAksioni për zbulimin e laboratorit me drogë në Frakull, reagon Çuçi: Asnjë kompromis me krimin