Home Rajoni Aksidenti tragjik/ Sektori publik grevë 24 orëshe, paralizohet Greqia, të gjitha shërbimet...

Aksidenti tragjik/ Sektori publik grevë 24 orëshe, paralizohet Greqia, të gjitha shërbimet jashtë funksionit. Turma masive mbushin sheshet

Grevë e përgjithshme 24 orëshe e mbarë sektorit publik në Greqi. Ngrin Greqia, nuk funksionon asgjë, mbyllen shkollat publike.

Turma njerëzish mbushin sheshet e qyteteve më të mëdha të vendit. Protesta historike masive në Athinë, Selanik, Patra, Larisa, Hania dhe Iraklio të Kretës. Turma njerëzish në çdo kënd të vendit kërkojnë drejtësi për viktimat.

Ditën e tetë pas aksidentit në Tembi situata përshkallëzohet ndërsa populli shpreh një indinjatë të përgjithshme, pasiguri e mosbesim në funksionimin e shtetit.

 

 

 

Previous articleVetëm pse u çmontua Sali Berisha, nuk do të thotë se mbaroi puna
Next articleVideo/ Digjet makina e imamit Eroll Rexhepi në Pejë: Ishte një person gjysmë i maskuar