Home Rajoni Aksidenti tragjik në vendin fqinj, konfirmohen 4 viktima shqiptare nga tragjedia hekurudhore

Aksidenti tragjik në vendin fqinj, konfirmohen 4 viktima shqiptare nga tragjedia hekurudhore

Në mesin e 57 viktimave nga tragjedia hekurudhore në Larisa të Greqisë, 4 prej tyre janë shqiptarë.

Konfirmimi ka ardhur nga ministria e Jashtme shqiptare përmes një njoftimi.

Viktimat janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Ndërkaq, pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur”, Denis Ruçi.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Previous articleMourinho do të jetë në stol ndaj “Zonjë së Vjetër”
Next articleVetëm një ditë pas vendimit të gjykatës lidhur me vulën, Igli Cara deklaron e nuk do të tërhiqet nga kandidimi për bashkinë e Durrësit