Home Rajoni Aksidenti tragjik në Bullgari/ 45 trupat e shqiptarëve mbërrijnë në Shkup, ceremoni...

Aksidenti tragjik në Bullgari/ 45 trupat e shqiptarëve mbërrijnë në Shkup, ceremoni nderimi në aeroport, e pranishme Nikolla dhe Vjosa Osmani

Me dy aeroplanë ushtarakë, kanë mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit trupat e 45 viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari. Trupat e pajetë do t’u dërgohen fillimisht në banesa familjarëve, e më pas do të përcillen për në banesën e fundit. Homazhet në nder të tyre do të mbahen në sheshin ‘Skënderbej’ nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Të pranishme në Aeroportin e Shkupit ishin një delegacion i lartë shtetëror  i Mqedonisë së Veriut e po ashtu edhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolli, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.