Home Kronika Aksidenti tek ura e Bllokut/ Policia jep detajet: 3 të plagosur

Aksidenti tek ura e Bllokut/ Policia jep detajet: 3 të plagosur

Policia ka dalë në deklaratë për mediat, pas aksidentit te Shallvaret. Shefi i qarkullit të Tiranës Taulant Gjoka ka deklaruar për mediat se asnjë nga të plagosurit nuk janë të rrezik për jetën. Po ashtu ka theksuar se u është bërë testi i alkoolit drejtuesve të mjetit dhe se sapo të kenë një verdikt do e bëjnë publike.

“Janë 3 të plagosur. Asnjë nga të dëmtuarit nuk ka rrezik për jetën. Nga 3 të dëmtuar, 2 janë drejtues mjetesh dhe 1 drejtues autobusi. Sa më parë të kemi një verdikt do ju bëjmë me dije. Disa drejtues mjetesh në vendngjarje po kontrollohen edhe për nivelin e alkoolit. Edhe ata që ndodhen në spital pasi të marrin ndihmën mjekësore. Ka dyshime për shpejtësi por s’mund të japim verdikt final,” tha Gjoka.

Previous articleDurrës/ Përfundon rikonstruksioni i dy rrugëve të shtruara me asfalt në Spitallë, Sako: U shërben rreth 230 familjeve të kësaj zone
Next articleMbrëmja e çmimeve/ FIFA shpall sot fituesit për disa kategori të sportit