Home Kronika Aksidenti në banesën e tij/ Rrëzohet i moshuari në Kombinat, ndërron jetë...

Aksidenti në banesën e tij/ Rrëzohet i moshuari në Kombinat, ndërron jetë nga plagët e marra

Një i moshuar është rrëzuar në banesën e tij në Kombinat të Tiranës. Mësohet se nuk ka arritur t’i përballojë dot plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

“Më datë 23.07.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat, është rrëzuar në banesën e tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë, shtetasi 87-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Previous articleNëse ankthi po ju lë pa gjumë, mësoni 5 zakonet që do ju bëjnë të flini më qetë
Next articleKPA del me vendimin e fundit për gjyqtaren Irena Brahimi