Home Kronika Aksidenti ku ndërruan jetë dy italianët në Sarandë, pranga 17-vjeçarit

Aksidenti ku ndërruan jetë dy italianët në Sarandë, pranga 17-vjeçarit

17-vjeçari Elio Rr.,  i cili përplasi për vdekje dy turistët italianë në orët e para të mëngjesit, është vënë në pranga. I riu akuzohet per dy vepra penale: “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në menyrë të parregullt” sipas nenit 291.

Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës, u përplas nga një mjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga 17-vjeçari. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

“Benzi” që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rr., i ka prerë rrugën motorit. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë.
Previous articlePas tetë vitesh Halle Berry finalizon divorcin, aktorja duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit shumën marramendëse
Next articleDETAJE/ ‘Bombë’ në arkën e verës’, shtohet lista e dyshimeve për vdekjen e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin