Home Kosova Aksidenti fatal në Kosovë/ Zbardhen emrat e 4 viktimave, detaje tronditëse nga...

Aksidenti fatal në Kosovë/ Zbardhen emrat e 4 viktimave, detaje tronditëse nga përplasja e trefishtë

Zbardhen emrat e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjes e së mërkurës në Kosovë.

Arlind Isufaj 21vjeç, Mergim Behluli 23 vjeç, Armend Muhadini 39 vjeç dhe një person tjetër i cili nuk është identifikuar ende por mësohet se është punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt janë personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë, në aksident u përshinë 3 automjete, pasi njëra nga makinat ka dalë nga rruga. Shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy makinat e tjera të cilat kanë kaluar në këtë rrugë dhe po lëviznin në drejtim të kundërt. Policia njofton se si pasojë e aksidentit, përveç katër viktimave, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Previous article“Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga qeveria e inceneratorëve”, Meta fton pedagogët në protestë: Bashkë jemi më të fortë!
Next articleTrashëgimia komuniste, Tranzicioni dhe “Trekëndëshi i Bermudës