Home Kosova Aksident tragjik: Përplasen 3 makina, raportohet për 4 të vdekur

Aksident tragjik: Përplasen 3 makina, raportohet për 4 të vdekur

Katër persona kanë humbur jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes.

Sipas mediave të Kosovës, në aksident janë përfshirë tre automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

Previous article“Zëri i Amerikës”: Ilir Meta akuzohet se mori para nga CEZ dhe DIA
Next articleTen Hag: Si kualifikohemi ndaj Barcelonës