Home Bota Aksident në Londër, 19 persona të plagosur, 3 fëmijë transportohen në spital

Aksident në Londër, 19 persona të plagosur, 3 fëmijë transportohen në spital

Një autobus në Londër është përplasur në pjesën e përparme të një dyqani, duke lënë shoferin të bllokuar për rreth gjysmë ore dhe shumë njerëz ‘të plagosur’. Mirror shkruan se ekuipazhet e emergjencës shkuan në vendngjarje në Parkun Highams, në veri të Londrës më herët këtë mëngjes.

Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë një autobus me numër 212, i cili u përplas në pjesën e përparme të një dyqani elektroshtëpiake ndërsa shërbimet e urgjencës po punojnë rreth tij.

Shërbimi i Ambulancës në Londër konfirmoi se 19 persona u trajtuan në vendngjarje me tre fëmijë dhe dy të rritur që u dërguan në spital.