Një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes së dy automjeteve mesditën e sotme, në autostradën Lezhë-Laç. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Markatomaj, ndërsa i plagosuri është dërguar ne spitalin rajonal të Lezhës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.