Home Kronika Aksident në Krujë, përplasen dy automjete, tre persona të plagosur

Aksident në Krujë, përplasen dy automjete, tre persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, ku automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

 

 

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Previous articleKëmbimi valutor 17 mars 2023/ Sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot?
Next articleNga Kali i Trojës te Homeri: Sa nga legjendat greke ishin realisht të vërteta?