Home Kronika Aksident në Krujë, automjeti përplaset me murin rrethues, dëmtohet drejtuesi i mjetit

Aksident në Krujë, automjeti përplaset me murin rrethues, dëmtohet drejtuesi i mjetit

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Fushë-Krujë, një automjet me drejtuesin shtetasin G. R., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.