Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë një ditë më parë në fshatin Mbrezhdan të Përmetit.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se teksa po udhëtonte në rrugën rurale të fshatit, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës, si pasojë ka dalë nga rruga.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet G.H., si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan, Përmet, dyshohet se shtetasi G. H., rreth 45 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe si pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.
Shtetasi G.H, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.