Home Aktualitet Aksident i rëndë, plagoset shoferja 26- vjeçare

Aksident i rëndë, plagoset shoferja 26- vjeçare

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku drejtuesja e një mjeti tip Toyota, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.Për pasojë 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Sarandë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Previous articleRama tregon fanatizmin në familje: Daja më goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër, gjyshi e përzuri nga shtëpia
Next articleSecilit të vetën