Home Kronika Aksident i rëndë në Milot, nisen me urgjencë drejt Traumës dy të...

Aksident i rëndë në Milot, nisen me urgjencë drejt Traumës dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milot, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj, pasi makina që po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Mësohet se të plagosur rëndë kanë mbetur shtetasit Zef Paloka dhe Erli Mëhilli, për shkak se mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Laçit janë dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia po heton lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i dy të rinjve.

SOURCEbulevard news
Previous articleZhvillimet në tregun e titujve qeveritarë. Regjistrohet rënie e transaksioneve për 9-mujorin e vitit 2020
Next articleRama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva që të flasim