Home Kronika Aksident i rëndë në Krujë, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del...

Aksident i rëndë në Krujë, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Ndërron jetë pasagjerja

Më datë 30.04.2023, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Previous articleEvi Kokalari nuk ndal sulmet ndaj Sali Berishën: Paneli i Turpit, nuk ke ndryshim nga Enveri, hiq intelektualët dhe mblidh injorantët
Next articleShkodra, një fitore që “mërzit” shumë bashkiakët socialistë jashtë Shkodrës