Home Kosova Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni humb kontrollin dhe rrotullohet disa herë,...

Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni humb kontrollin dhe rrotullohet disa herë, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Arbër Xhaferri” në Ferizaj ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrotulluar disa herë ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”.-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin dhe tha se përveç policisë, në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

Previous articleSulmet kibernetike/ Mbrojtja e dobët, si armiku dixhital “shpartallon” Shqipërinë
Next articleÇmimet në Shqipëri, Meta apel Qeverisë: Rrisni rrogat dhe pensionet, mbështesni qytetarët