Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë dhe paraprakisht dyshohet për viktima. Dy mjete janë përplasur, ndërkohë që njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar plotësisht.Një vajzë e mitur është nxjerrë nga makina e shtypur plotësisht e cila është marrë nga ambulanca dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë një tjetër person ndodhet në makinë dhe po nxirret nga mjekët e urgjencës.
Home Kronika Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina shkatërrohet plotësisht, dyshohet për viktima!...