Home Kronika Aksident i rëndë në aksin Berat-Lushnje, makina përplas të moshuarin dhe largohet...

Aksident i rëndë në aksin Berat-Lushnje, makina përplas të moshuarin dhe largohet nga vendngjarja

Një shtetas 72-vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme pasi është goditur nga një automjet në aksin nacional Berat-Lushnje, ndërsa mjeti është larguar nga vendngjarja.

Gazetarja Eneida Petova raporton për News24 se viktima është identifikuar të jetë Idajet Çobo, ndërsa policia është vendosur në punë për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar.

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushje,në fshatin Polizhan.Një 72-vjeçar,që ka qënë duke qarkulluar me biçikletë kur është pëplasur nga një makinë,që pasi e ka hedhur në shesh është larguar nga vendngjarja. Mësohet se Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga deejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas,të cilët kanë njoftuar policinë. 72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat,ku do ti nënshtrohet auropsisë mjeko-ligjore.Efektivë të shumtë policie janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit,duke kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës,nëpërmjet të cilave të bëjnë të mundur edhe identifikimin e targave të mjetit që e ka goditur.

 

 

Previous articleErdoganizmi, si ushqim për Ramizmin apo Berishizmin
Next articleVideoklipi që do të emocionojë 47 milionë argjentinas, para festës së Krishtlindjeve: “Faleminderit Papa Lionel!”