Home Bota Akrepat sulmojnë qytetarët e Egjiptit, 3 të vdekur nga pickimet, shkak u...

Akrepat sulmojnë qytetarët e Egjiptit, 3 të vdekur nga pickimet, shkak u bë…

Shirat e pazakontë të dendur dhe përmbytjet në Egjiptin jugor kanë shqetësuar habitatin e akrepave, të cilët kanë dalë dhe kanë pickuar tre persona për vdekje dhe qindra të tjerë kanë marrë mjekim spitalor.

Sipas nënsekretarit të ministrisë së shëndetësisë, Ehab Hanafy, shkak ka qenë një stuhi e befasishme e cilia filloi të premten në qytetin Aswan, në Egjiptin jugor, gjë çoi në daljen e akrepave .

Në Aswan zakonisht bie më pak se një çerek inç shi në vit, por reshjet e pazakonta sollën edhe këtë situatë. Akrepat zakonisht fshihen në të çara dhe nën shkëmbinj gjatë ditës dhe dalin natën për të gjuajtur hardhuca të vogla dhe insekte. Ende nuk janë dhënë detaje për të vdekurit.

Previous article“Grida do të shkrijë partinë”/ Manjani: Luli dihet çfarë zgjedh, rrugë të mbarë djalo!
Next articleKryeministrja Serbe fton Kosovën të bashkohet në “Open Ballkan”