Home Kulture Akademiku dhe poeti Xhevahir Spahiu, merr titullin ‘qytetar nderi’ i Përmetit

Akademiku dhe poeti Xhevahir Spahiu, merr titullin ‘qytetar nderi’ i Përmetit

Poeti i shquar dhe akademiku Xhevahir Spahiu është prej një jave qytetari më i ri i Përmetit, “qytetar nderi” i tij.

Mbrëmja poetike kushtuar personalitetit të tij, me rastin e dhënies së titullit “Qytetar nderi”, bëri bashkë në ambientet e kinemasë “13 shtatori” miq, artdashës, qytetarë të Përmetit, të cilët bënë vlerësimet e tyre dhe paraqitën disa nga poezitë e poetit.

Morën pjesë gjithashtu ministrja Mirela Kumbaro, prefekti i qarkut të Gjirokastrës Odise Kote, shkrimtarë dhe poetë dhe miq të poetit. Interpretimet artistike, muzika e përzgjedhur, e shndërruan mbrëmjen në një festë të bukur të përjetimeve e emocioneve të forta për poetin e dashur Xhevahir Spahiu.

Autoritetet vendëse u shprehën se nderimi i tij është privilegj dhe kënaqësi./Shqiptarja.com