Home Kuriozitete Airlander, fluturakja e “pranueshme” për ambientin – mund të akomodojë 100 pasagjerë...

Airlander, fluturakja e “pranueshme” për ambientin – mund të akomodojë 100 pasagjerë dhe të lëvizë me shpejtësi prej 145 km/h

Nuk është se mund të themi që brenda ka teknologji të avancuar të aviacionit, por në Yorkshire të Anglisë është vendi ku po ndërtohet flota e aeroplanëve që janë të “pranueshëm” për mjedisin.

Dhjetëra aeroplanë gjigantë Airlanders do të prodhohen – duke u hapur kështu 1.800 vende të reja punë.

Pavarësisht se kanë pamjen e versionit të zepelinit gjerman që u ngrit në qiell një shekull më parë, ata janë të mbushur me helium e jo me hidrogjen që ishte material shumë i ndezshëm.

Kjo fluturake mund të akomodojë 100 pasagjerë dhe të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 145 kilometra në orë, natyrisht se nuk mund të garojnë me aeroplanët modernë kur bëhet fjalë për shpejtësinë dhe kapacitetet e akomodimit.

Por sekreti i suksesit të fluturakes është teknologjia e “pranueshme” për mjedisin, që do të thotë se lë gjurmë karboni dhjetë herë më pak sesa aeroplanët e zakonshëm.

Dhjetë fluturake të tilla që kushtojnë nga 30 milionë dollarë për copë, po ndërtohen nga Hybrid Air Vehicles në bashkëpunim me kompaninë spanjolle Air Nostrum.

Prodhimi i tyre do të fillojë këtë vit dhe i fundit pritet të përfundojë në vitin 2026. Udhëtimi nga Barcelona drejt Majorcas, do të kërkojë vetëm katër orë.