Home Politike Agron Duka: Shkarkimi i drejtorit të Parkut të Divjakës, sjellje absurde me...

Agron Duka: Shkarkimi i drejtorit të Parkut të Divjakës, sjellje absurde me njerëzit e pasionuar e punëtorë

Përmes medias u informova për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Parkut natyror Divjakë-Karavasta, Z.Ardian Koçi.
Nuk e njoh personalisht, por kam parë vazhdimisht në media transformimin që ka pësuar ky park nën drejtimin e tij. Kam parë reportazhe e dokumentarë televizivë, vlerësimet që janë bërë nga gazetarët, organizata mjedisore dhe qytetarë që kanë vizituar këtë park. Kam parë rikthimin e Pelikanit Kaçurrel, shpendit të rrallë që ka zgjedhur të ngrejë shtëpinë e në këtë cep të Mesdheut.
Por më bëri shumë përshtypje motivi për shkarkimin e tij.
Kishte dhënë një intevistë tek Zëri i Amerikës, pa pyetur drejtoreshën e Zonave të Mbrojtura. Edhe pse kishte folur për rritjen e turistëve që vizitojnë këtë park….
Kjo është në kufinjtë e budallallëkut. Z.Koci ka mbi 10 vjet që drejton këtë park, ai ka kaluar disa ministra mjedisi dhe është një njeri që meriton ti varet në qafë ndonjë dekoratë. Por ta shkarkosh sepse foli në media, kjo është absurde.
Kjo është dëshmi e mënyrës se si e trajton administratën qeveria, ku një njeri i pasionuar për punën dhe natyrën, shkarkohet sepse në televizor duhet të flasë vetëm ministrja, vetëm asaj i duhet të krenohet me punën e bërë.
Ky është një demotivim që u bëhet njerëzve të ndershëm të punës dhe ne si PAA shprehim indinjajtën tonë për të tilla vendime e kërkojmë korigjimin sa më shpejt të tij.
Previous articleTahiri: PDK e LDK ia dijnë vlerën marrëveshjes reciproke me Serbinë, ndërkaq VV-ja jo
Next articlePaga mesatare, bujqësia njeh rritjen më të madhe, por është sektori më i papaguar