Home Slideri Agron Duka dhe Arqile Gorea krijojnë kaos në listën e deputetëve të...

Agron Duka dhe Arqile Gorea krijojnë kaos në listën e deputetëve të PD-së dhe PS-së

goreaPD dhe PS-ja në Durrës janë përfshirë kohët e fundit nga një kaos lidhur më caktimin e emrave që do të jenë të listuar me 23 qershorë për të marrë votën e durrsakëve si dy nga partitë e mëdha në këtë vend. Burime nga PS-ja kanë bërë të ditur se lista e kandidatëve të paktën për atë që quhet zona e sigurtë është vërtetë në një kaos, ndërsa shumë nga ata që po punojnë dhe e kanë nisur fushatën mund të mos jenë në listën e sigurisë. Po e njëjta situatë edhe pse në një formë tjetër duke qenë se ëhstë parti në pushtet po ndodh edhe me PD-në e cila po ashtu po përjeton krizën më të madhe të emrave për të përfaqësuar votën durrsake dhe në një farë mënyre të dy partitë janë bërë objekt barsoletash dhe tre muaj para zhvillimit të zgjedhjeve e kanë çorientuar elektoratin, ndëra kanë ndezur luftën brenda llojit. Edhe pse është vështirë të marrësh përgjigje zyrtare nga seloitë, ajo që duket më e bësueshme ka të bëjë me faktin se dy janë emrat që po turbullojnë selitë respektive. Agron Duka, njeriu që ka më shumë reputacion në zonën e Shijakut, mund të mos jetë në listën e PS-së dhe kjo më shumë se sa dëm për Dukën i rëndon PS-së. Arasyeja nën zë nga PS-ja ka të bëjë me faktin se Duka është kunati i Lefter Kokës i cili tashmë e ka shpallur kandidimin dhe pse rrezikon të mos e marrë këtë mandatë. Por po sipas burimëve nga PS-ja Duka ka edhe një “problem” tjetër, pasi për shumë nga drejtuesit e lartë të PS-së shihet si njeri jo me shumë stabilitet politik në PS duke qenë se ai nuk ka formim të majtë dhe më shumë është bërë pjesë e klanëve të PS-së se sa e filozofisë së saj. Gjithësesi njeriu që ka humbur në 2005 me vetëm 300 vota përballë Olldashit, është aktualisht njeriu që mund të mbledhë më shumë se nga të gjithë vota në zonën e Shijakut dhe kjo edhe për faktin e zhgënjimit që i ka bërë kësaj zone vetë Olldashi. Por sinjalet janë se as Gazmir Bizhga dhe as Klodiana Spahiu nuk janë të sigurtë në listën e deputetëve. Më e rëndë duket situata në kampin blu, ku molla e sherrit duket se është bërë Arqile Gorea. I gatshëm pë të hedhur miliona për të qenë në listë, Gorea është bërë mjaft problematik në strukturat e PD-së të cilat nuk e pranojnë si kandidatë. I njohur si njeriu që nisi përçarjen e PD-së, Gorea po hedh miliona për një televizion lokal me shpresën se do të jetë në listën e sigurtë, ndërsa në PD e Durrësit kanë vërshuar kontestimet lidhur me emrin e tij. Gjithësesi, PD dhe PS në Durrës janë në pozita të barabarta, ndërsa dy njerëzit që po i bëjnë këto parti të ngjashme janë Agron Duka dhe Arqile Gorea.