Home Politike Agron Duka: Basha i pasinqertë kur thotë ka vendosur Berisha për mua

Agron Duka: Basha i pasinqertë kur thotë ka vendosur Berisha për mua

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka akuzon Lulzim Bashën se është i pasinqertë kur thotë se vendimet e tij janë diktuar nga Sali Berisha. I ftuar në Çim Peka Live, Duka u shpreh se Basha po bën një gabim të jashtëzakonshëm duke u shfajësuar se dikush e ‘rrihte’ në parti. Sipas Dukës, Basha nuk duhet të rrijë më në PD.

“Lulzim Basha nuk është i sinqertë kur thotë ka vendosur Sali Berisha për mua, sepse çdo lloj marrëdhënie që kemi patur ne si aleatë, e kemi patur vetëm me z.Basha. Edhe ai vetë ka thënë që vendimet i ma karrë vetë. Nëse ai sot shfajësohet duke thënë që unë s’kam patur faj se kam patur njërin që më rrihte, ai nuk duhet të rrijë më atje, ky është gabim i jashtëzakonshëm. Siç është gabim, mund të marrë opinionet e ambasadave apo të kujtdo qoftë, por që të diktohet nga dikush i jashtëm, përkundrazi, vendimet duhet të jenë kolegjiale, kryesia e me radhë te anëtarët e partisë”, u shpreh Agron Duka.

Previous articleMania për TikTok, anketa: 69% e fëmijëve hapën llogari para se të mbushnin 13 vjeç
Next articleFoto/ ‘Plasën’ puthjet! Fifi poston imazhet me partnerin e ri