Eksperti i Sigurisë Drizan Shala tha për Euronews Albania se agjentët e Rusisë mund të prodhojnë pa asnjë problem dokumente identifikimi serbe.
Sipas tij shteti Serb i ka mundësuar FSB ruse të gjitha aparaturat e nevojshme në mënyrë që agjentët e saj të krijojnë identitete të reja serbe dhe të lëvizin lirshëm në të gjithë Ballkanin.
“Serbia i ka ofruar FSB ruse aparaturat që kanë për qëllim prodhimin e dokumenteve të identifikimit, të pasaportave serbe.
FSB ruse, agjentët e tyre mund ti pajisë me dokumente identifikimi të komunitetit serb.
Pra çdo agjent rus, mund të marrë një identitet të ri serb dhe ai mund të lëvizë lirshëm në Ballkan dhe në Europë”,-tha Drizan Shala.