12 punonjës të administratës janë shkarkuar nga puna në portin e Durrësit. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se Afrim Bakaj po konfirmon atë që ështe thënë më parë, që ka shkuar në këtë post si vendim politik dhe do të largojë të gjitha “nuskat” e tepsisë që ishin të punësuar nga LSI dhe mbetje të qeverisjes së saj me PD.

Reforma Bakaj duket se do të prekë të gjithë sektorët, ndërsa burimet bëjnë të ditur se asgjë nuk do të ngelë me kaq. Pas reformës ku ka punonjës që nuk shkojnë në punë, për konflikt të pastër interesi, pasi punojnë gjatë orarit zyrtar në punë private, pritet Bakaj të nisë fazën e dytë, atë të denoncimit për abuzimet që janë bërë gjatë katër viteve në Portin e Durrësit, ku flitet për dosje skandaloze që i kanë kushtuar shtetit miliona dollarë./Bulevard News/