Home Slideri Aflatoksina në qumësht hetim drejtorit AKU-së Genc Juka

Aflatoksina në qumësht hetim drejtorit AKU-së Genc Juka

genc-juka-dr-akuNga Xhevo Gradica / Ish drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Genc Juka ka bërë të gjitha përpjekjet për të anashkaluar përgjegjësitë e tij lidhur me depërtimin në Shqipëri të ushqimeve të skaduara dhe të produkteve që rrezikojnë jetën e konsumatorëve. Juka ka tentuar t’i shmanget ballafaqimeve me specialistë duke e motivuar këtë tërheqje me faktin se ai nuk është më drejtues i AKU-së, ndërkohë që qumështi “Primalat” dhe “Fast” janë importuar në kohën që ky institucion drejtohej prej tij. Specialistët e kanë akuzuar Jukën për përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe me pasoja të mëdha për konsumatorin nëse faktet do të jenë kokëforta me ardhjen e përgjigjeve. Ata kanë bërë të qartë se Juka ka larguar nga administrata qendrore dhe lokale qindra specialistë të aftë dhe i ka zëvendësuar me persona anonim për shkak të lidhjeve dhe interesave të tij. Specialistët kanë shkuar edhe më tej duke pohuar në mënyrë publike se ish drejtori këtij institucioni qendror, Genc Juka, ka ndërruar 80 për qind të punonjësve dhe i ka zëvendësuar me militantë të pazotë e të pashkollë. Aflatoksinë e dyshuar si prezente në qumështin në tregun shqiptar ka dhënë alarmin për konsumatorët qytetarë të cilët po e presin me shumë ndjeshmëri mbërritjen e përgjigjeve nga shteti fqinj. Në Shqipëri nuk ka laborator për të kryer analizën për aftatoksinën ndaj kampion ushqimorë janë dërguar në Itali nga ku pritet dita-ditës ardhja rezultateve. Laboratori Ministrisë së Bujqësisë është i standarteve të mira, por nuk ka çertifikatën për të dhënë dëshmi lidhur me praninë ose jo të aftatoksinës. Çështja është bërë shumë e ndjeshme pasi qumështi është konsumuar edhe nga fëmijë në kopshte, çerdhe, shkolla si dhe në bare e restorante. Rrisku shumë i lartë i sëmundshmërisë që pason nëse rezulton me aftatoksinë, ka shtuar polemikat për kontrollin kryesisht të produkteve të importit. Juka në cilësinë e ish drejtorit të AKU-së është vënë nga specialistët para përgjegjësisë, ndërkohë që flitet se nga dita në ditë pritet edhe fillimi hetimeve nga ana e prokurorisë për procedurat e importit dhe të kontrollit ushqimor. Genc Juka është shkarkuar nga funksioni drejtorit disa kohë më parë dhe aktualisht është i pa zënë në punë, por kjo nuk ia ka hequr barrën e madhe të përgjegjësisë. Madje nëse përgjigjet nga Italia nuk do të vinë në të mirë të produktit, atëherë flitet se Genc Juka do të jetë i pari person nën akuzë për t’u shpjeguar për gjithëçka lidhet me çështjen në fjalë. Ekspertë të sigurisë ushqimore kanë pohuar se qytetari duhet të presë me qetësi përgjigjen e analizave nga Italia, ndërkohë që kanë vënë me shpatulla për muri ish drejtorin e AKU, Jukën. Prezenca e aflatoksinës në qumështin e importuar do të provokojë probleme shumë serioze dhe nëse analizat do dëshmojnë praninë në partitë e importuara në Shqipëri atëherë pozicioni Jukës do të jetë i vështirë. Specialistë të fushës realisht mësohet se pop resin në ankth nisur nga fakti se ata e dinë mirë se rezultatet jot ë mira do të përkthehen si shifra alarmante të të prekurve nga sëmundje të pashërueshme. “Duhet të presim analizat, pasi mund të kemi lajm të mirë nga laboratori në Itali, duroni të presim fjalën e fundit nga një institucion i akredituar”, -janë shprehur ekspertët e sigurisë ushqimore të cilët kanë drejtuar gishtin e fajësisë nga Juka dhe jo vetëm ai. Përgjegjësia e këtij të fundit është e drejtpërdrejtë jo vetëm për shkak të mungesës së kujdesit të kontrollit të produkteve që hynë nga jashtë, por mbi të gjitha për arsye se administrata e tij nuk ka kryer një nga detyrimet themelore. Gjithnjë nëse ngjarjet do të rrokullisen në dëm të konsumatorit atëherë Juka do të duhet të përgjigjet për shumë gjëera, edhe për akuzuën që në pika kyçe të kontrollit ka vënë persona të paarsimuar dhe me mangësi të theksuara në njohjen e detyrimeve ligjore. Për të shfajësuar veten Genc Juka u ka thënë ekspertëve se ai si ish drejtor mësonte për produktet që vinin nga importi vetëm 24 orë para se produkti të kalonte pikat doganore. Më tej ai ka pohuar se në shkallë vendi janë mesatarisht 20 mijë operator biznesi dhe AKU nuk ka pasur kapacitetet e duhura për të ushtruar kontrollin. “Qytetari duhet të marrë produkte në pika të autorizuara”,-ka thënë Juka duke u përpjekur të e ndajë përgjegjësinë edhe me qytetarët dhe blerësit. Në bazë të vendimit 604 çdo mall importi detyrimisht duhet të shoqërohet me etiketën në gjuhë shqipe, por jo në çdo produkt ky vendim ka gjetur zbatim. Megjithatë specialistët kanë gjykuar se çështja etiketës nuk është sot çështje që shqetëson dhe trazon situatën. Siguria ushqimore në vendin tonë ka probleme serioze dhe sipas specialistëve që kanë replikuar me Jukën, ekspertë të BE këtë çështje e kanë shumë të ndjeshme. Dyshimet për aflatoksinën në qumësht kanë ngritur në këmbë edhe shërbimin e higjenës dhe epidemiologjisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Krerë të administratës së lartë të këtij digasteri kanë thënë se nuk do ia lënë AKU-së problemin për ta ndjekur, por do të merren vet me të gjithë seriozitetin që e kërkon rasti. Por si ministria edhe ish drejtori Genc Juka kërkojnë të anashkalojnë atë që vihet re çdo ditë në realitet. Mjaftojnë vetëm pak minuta për t’u bërë dëshmitare se një pjesë e konsideruar e produkteve jo vetëm të importit, por edhe vendëse, nuk plotësojnë as kushtet më minimale. Mishi thuajse gjithandej pritet në rrugë, pas asnjë kontroll veterinar dhe bulmeti tregtohet në baltë e pluhur. Qumështi, djathi, gjiza, sallamrat, peshku, ëmbëlsirat dhe shumë artikuj shiten pa pasur asnjë të dhënë për origjinën dhe treguesit e domosdoshëm. Po kështu edhe mielli apo mishi si të importit edhe të vendit nuk i nënshtrohen kontrolleve dhe analizave. AKU e krijuar vetëm pak vite më parë si një drejtori me pushtet të plotë, ka ushtruar kontroll vetëm në ato stabilimente dhe biznese pronarët e të cilëve janë vet të interesuar dhe këmbëngulës për të respektuar deri në një ligjin. Në rastet e tjera linjat e prodhimit e të përpunimit si dhe ato të tregtimit ose janë njoftuar nga vet AKU për një kontroll të shpejtë, ose kanë ulur grilat për të hapur biznesin me largimin e kontrollit. Kjo ka ndodhur gjithandej dhe thuajse çdo herë me bekimin e vet Jukës i cili këtë herë është zënë ngusht. Ish drejtori shpreson që dyshimet të mos jenë të vërteta, në të kundërt telashet e tij do të jenë të shumta dhe me pasoja. Bluzat e bardha kanë kohë që kanë dhënë alarmin për rritjen e frikshme të shifrave të të prekurve nga kanceri dhe tumoret duke shtuar se ndikim të drejtpërdrejtë dhe në statistika të larta kanë edhe konsumimi ushqimeve të pakontrolluara.

Previous articleA është vrastare e mediave PD-ja në Durrës
Next articleE shkarkon nga puna, gjykata i jep 15 milion lekë. Ky është skandali i radhës i drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës