Home Bota Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 5 të vrarë

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 5 të vrarë

afganistanZyrtarët e Afganistanit thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë, në provincën lindore Kapisa, janë vrarë pesë civilë dhe janë plagosur së paku 15 të tjerë.

Sulmi ndodhi sot herët në mëngjes, në një treg në lagjen Taqap.

Policia tha se cak i sulmit ishte konvoji i NATO-s me kamionë furnizues, por sulmi ndaj konvojit dështoi, ndërsa e goditi një shtëpi, duke i shkatërruar muret e saj dhe duke i vrarë personat që ishin brenda.

Një zëdhënës për Forcën Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, të udhëhequr nga NATO-ja, në Afganistan, tha se asnjë pjesëtarë i aleancës nuk është vrarë apo plagosur gjatë sulmit.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm me bombë.

Previous articleThe Times: Britanikët për dalje nga BE
Next articleMaqedoni: Qytetarët pajtohen të nxirren nga Kuvendi deputetët “rebelë”