Home Sport Adriano të paktën 4 javë larg fushave

Adriano të paktën 4 javë larg fushave

largea_adriano1363684678Një tjetër futbollist i shtohet infermierisë së Barcelonës, pas pas dëmtimeve të Cavi Hernandez dhe Karles Pyjol. Adriano Korreia, i cili luajti vetëm 23 minuta në fitoren 3-1 të katalanasve me Rayo Vallekanon duhet të qëndrojë nga 4 – 6 javë jashtë fushave të blerta, për shkak të një dëmtimi serioz. Mjekët kanë konstatuar tërheqje në kofshën e djathtë, që kërkon të paktën 1 muaj kohë për t’u shëruar plotësisht. Në fakt që në momentin e dëmtimit të Adrianos, në tentativën për të kontrolluar një top në fundore, u pa qartë se bëhej fjalë për dicka serioze, pasi braziliani kërkoi mënjeherë ndërrimin. Nëse do të mungojë 6 javë, Adriano do të humbasë cerekfialet dhe gjysmëfinalet e Championsit si dhe pjesën më të madhe të takimeve në kampionat.

Previous articleBeckham futbollisti më i paguar në botë, kalon Messin
Next articleGrillo: Zgjedhja e Presidentit të senatit, kurth