Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit nuk u është përgjigjur shumë pyetjeve në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Fakti që pas çdo pyetjeje, ai thoshte ‘s’e mbaj mend’, shkaktoi edhe batuta në sallë. Madje, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, me humor, tha se kjo është edhe një nga pasojat e Covid-19 duke qenë se Dusha është i infektuar me koronavirus.
Pjesë nga biseda:
Loran Dusha: Nuk mbaj mend shumë gjëra…
Jorida Tabaku: Keni marrë garanci sovrane, bëhet fjalë për 23 mi;ionë euro
Loran Dusha: Nuk e mbaj mend
Jorida Tabaku: S’keni faj, është pasojë e Covid-19 edhe kjo
Loran Dusha: Po s’jam shumë në terezi, s’jam në gjendje…
Jorida Tabaku: Po çfarë mbani mend, a jeni administrator i kësaj kompanie?
Loran Dusha: Nuk e mbaj mend
Jorida Tabaku: Nuk mbani mend diçka që jepni me firmën tuaj?
Loran Dusha: Jo nuk e mban mend, nuk mbaj mend gjëra specifike