Home Sport Adani sulmon Lukakun: Jam i zhgënjyer, mendoja se kishte vlera

Adani sulmon Lukakun: Jam i zhgënjyer, mendoja se kishte vlera

Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë transferimit te Roma, me verdhekuqtë që po negociojnë për pagën e belgut, para se të kompletojnë huazimin e tij për një sezon.

Megjithatë mënyra se si Lukaku u soll me Interin, klub që e lancoi në Serinë A, nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së Daniele Adanit, ish-futbollist italian, aktualisht në rolin e opinionistit.

“Të them të drejtën kujtoja se Lukaku ishte një njeri me vlera, një njeri i fjalës. Por në 2-3 vitet e fundit kam vënë re që ka ndryshuar shpesh mendim e qëndrim, duke u udhëhequr nga interesat momentale. Ka zhgënjyer shokët e skuadrës, tifozët dhe drejtuesit te Interi. Jam shumë kurioz ta dëgjoj të flasë e të shoh çfarë do të thotë, por kam mbetur i zhgënjyer nga ai si person”, u shpreh Adani.

Previous articleShënimi i Steve Jobs thyen parashikimet dhe shitet për një shifër rekord
Next articleZhdukja e artefakteve në Muzeun Britanik, kinezët shpërthejnë në rrjetet sociale: Riktheni pronat tona kulturore!