Home Politike Açka kundër bashkimit me Berishën: Ora politike e tij ka përfunduar, ai...

Açka kundër bashkimit me Berishën: Ora politike e tij ka përfunduar, ai nuk mund t’i çojë demokratët në fitore

Deputetja e PD-së, Flutura Açka në mbledhjen me tensione të Kryesisë së PD-së dy ditë më parë doli kundër Berishës dhe përfshirjes së tij sërish brenda PD. Me këtë frazë, Açka nënkuptoi se nuk ishte pro bashkimit me të. “Kur hyra në sallë, dikush prej jush më tha me gëzim se sa mirë që kisha ardhur, sepse po i sillja ca poezi kësaj mbrëmjeje të zymtë. Në të vërtetë, u duk si e zymtë në fillim, por me sa po shoh, është një mbrëmje plot pathos. Të jem e sinqertë me ju, më ka ndodhur ndonjëherë që kolegë të mi në politikë, madje ka edhe në këtë sallë, të më thonë se unë nuk jam politikane. I respektoj kolegët që flasin për bashkim, se nuk duhet të kalojmë në zgjedhje në parti dhe ristrukturimin e partise në të gjitha nivelet pa u bashkuar me parë. Po si do të bashkohemi, na e thoni se si do të ndodhë kjo, dhe kur do të ndodhë? Ju nuk e doni më shumë se unë Sali Berishën, por unë kam nevojë ta shoh të vërtetën në sy për të gjithe ne. Nuk jam marrë kurrë me non grata-n e tij, por jam e bindur në një gjë që e kam thënë publikisht shpesh: ora politike e zotit Berisha ka mbaruar dhe ai nuk mund t’i çojë demokratët në fitore, aq më shumë me këtë frymë që kemi mes nesh”, mësohet të ketë thënë ajo. Më tej deputetja demokrate tha se duhet që të hapet gara për kryetarin e Partisë Demokratike dhe zgjedhja të bëhet brenda muajit korrik.“Siç ju thashë, demokratët janë shumë të lodhur, madje edhe nervozë me ne. Këto ditë u mblodh grupi parlamentar ku unë nuk mora pjesë dot, pasi isha në një shërbim jashtë vendit. Pas diskutimeve kryesia e Degës Elbasan bëri tre propozime për t’ia sugjeruar Kryesisë e PD-së, arsye edhe pse jam këtu: Të kryehet certifikimi i anëtarësisë menjëherë, proces që do të dojë, sipas tyre, 2-3 javë intensive pune. Të hapet gara për kryetarin e Partisë Demokratike dhe zgjedhja të bëhet brenda mesin apo fundit të muajit korrik 2023 konform rregullave të përcaktuara në statutin e Partisë Demokratike. Gara për zgjedhjen e kryetarit të PD-së të jetë e pastër e të mos përsëritet kurrësesi ngjarjet e shëmtuara që kanë ndodhur në zgjedhjet e verës së vitit 2021 për kryetar partie. Pastërtia e garës duhet të jetë kusht, nëse dëshironi mbështetjen tonë. Pra, që të konkludoj, duke e lidhur çdo proces në Partinë Demokratike me 2 B-të ku kemi mbetur peng, ne e kemi mbledhur partinë, e kemi zvogëluar shumë”, nënvizoi Açka.

Previous article“Jakobinët” tanë, që mbyllin sytë për aferat e Berishës dhe Metës
Next articleIshte me pushime në Durrës, turistja polake bie aksidentalisht nga pallati, ndërron jetë