Home Politike “Abuzoheshin edhe fëmijët”, kryeministri Rama inspekton projektin e rëndësishëm

“Abuzoheshin edhe fëmijët”, kryeministri Rama inspekton projektin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Elbasan për të inspektuar nga afër investimin e rëndësishëm që po bëhet në fabrikë e Ferrokromit.

“Elbasan – Në Fabrikën e Ferrokromit, ku po realizohet një investim i ri 30 milionë USD për rritjen e kapaciteteve përpunuese.

• Në 7 vitet e fundit janë realizuar 150mln USD investime dhe 130mln të tjera janë në proces

• Janë trefishuar kapacitetet përpunuese të prodhimit vendas dhe falë investimeve për 5 furra të reja, nga vetëm 1 që funksiononte deri 7 vjet më parë, sot përpunohet në vend më shumë se gjysma e prodhimit, duke ndikuar fort në rritjen e të ardhurave e të vlerës së pagave për punonjësit e sektorit të kromit

*Zallamahija mesjetare e turmave që mblidhnin mineral me trasta, ku abuzoheshin edhe fëmijët, i përket tanimë të shkuarës

#PunëJoGjumë

#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

SOURCEbulevard news
Previous articleRudina Hajdari kujton babain e saj me momentin historik dhe lëshon thirrjen e fortë: Ta pastrojmë vendin…
Next articleStadiumi i ri i futbollit në Kukës, ja çfarë pritet për të përfunduar ndërtimin e tij