Home Slideri Abuzimi me arsimin, Lindita Muka , mësues fiskulture pa liçensë në shkolla...

Abuzimi me arsimin, Lindita Muka , mësues fiskulture pa liçensë në shkolla vetëm se kanë paguar para

buca-lindite-222222222222222Viti i ri shkollor që do të nisë sot, do të ketë përsëri abuzime në strukturëne  mësuesve. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë drejtoreshës së Arsimit në Durrës, Lindita Muka,  e cila duket se tashmë  të gjithë aktivitetin e saj e ka ti mbyllë gojë të gjithë atyre që e denocojë dhe jo të punojë për arsimin në këtë qytet. Muka që është e përfshirë prej vitesh në skandale duke nisur që nga  shëtitjet në emër të DAR me njerëz të afër nëpër vende të  ndryshme në Ballkan dhe Evropë  për më shumë për strukturën korruptive që ka ndërtuar nëpër shkolla duke filluar që nga emërimet e drejtorëve dhe deri te organika e mësuesve. Nuk ka asnjë dyshim që aferat e  fundit të saj korruptivekanë bërë që nërast të një hetimi nga prokuroria të gjithë diplomat e  nxënësve të Naim Frashërit të dalin fallso, pasi ish drejtoresha kur i ka firmosur ka qenë e pezulluar nga puna me një vendim gjykate. Por duket se edhe një ditë para fillimit të shkollës ajo ka firmosur strukrën e mësuesve në shkolla duke pasur kështu mundësinë e fundit që për katër vite ta shkatërroj arsimin, të mbetet një njolë turpi në arsimin në Durrës, por që gjithsesi të ketë  mbështetjen e njerëzve që hiqen se janë negociator mes Ramës dhe Metës. Abuzimi i fundit duket se është me mësuesit që do të japin lënden e edukimit fizik nëpër shkolla. Burimet pranë drejtoreshës kanë thënë për Bulevard se shumë nga mësuesit e fiskulturës sic njihen janë  pa licencë dhe nuk kanë kualifikimine  duhur për të dhënë mësim. Madje  një set fotosh që ka mbërritur në redaksi  tregon qartë se si mësuesit pijnë cigare në orëte  mësimit, ndërsa nxënësve u duhet të kryejnë “ritin” për orëne  fiskulturës.  Ndërkohë që burimet shprehen për një fenomne që ka prekur disa shkolla që natyrisht janë dhe më të paguart  te piceria e znj Muka, ende Ministria e Arsimit hesht për këtë skandal të radhës. Kurrë më parë një drejtor arsimi nuk ka treguar një arrogancë të tillë ndaj  eprorëve për të justifikuar të ardhurat që vijnë nga burime të pandershme. Arsimi vazhdon të jetë një plagë në Durrës, të cilën sa herë zë  kore, e zgrip Lindita, drejtoresha në emër të Rilindjes.