Home Aktualitet Abuzime me tenderat, SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për...

Abuzime me tenderat, SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Thoma Gëllçin

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka dhënë pretencën dhe kërkon 2 vite e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.

Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi ulet në 1 vit e 8 muaj burg.

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se ka abuzuar me një tender me vlerë rreth 87 milionë Lekë për hapjen e kanalit RTSH Agro.

Po ashtu të pandehur janë marrë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të cilët SPAK kërkoi 12 muaj burg.