Home Kosova A u dërgua Njësia Speciale te shtëpia e Kurtit për një ‘kërcënim’...

A u dërgua Njësia Speciale te shtëpia e Kurtit për një ‘kërcënim’ në faqen ‘Shes blej gjithçka’?

Zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës Përparim Kryeziu, tha dje për mediat se Albin Kurti është kërcënuar, por nuk dha detaje se nga kush ose në çfarë rrethana.

Ndërkohë që në shtëpinë e kryeministrit, mbërritën forca të shumta policie për të rritur nivelin e sigurisë. Sipas raportimit të mediave në Kosovë, dyshohet se Kurti ka marrë një kërcënim në rrjetin social ‘Facebook’.

Një person ka shkruar në faqen ‘Shes Blej Gjithçka’ se do të jepte 50 mln euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë. Dhe një tjetër ka shkruar po në të njëjtin grup se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin ika ket mashtrus dhe zhvats i shteyit ket matrapaz dhe ordiner ket tposhter dhe tpaftyr ket hajn dhe kriminel”, thuhet në postimin e tij. Arsyeja e këtij kërcënimi është rritja e çmimeve të produkteve esenciale.