Home Editorial A po luan PS-ja me votën e durrsakëve?

A po luan PS-ja me votën e durrsakëve?

turiNga Artur Llana / Fushata elektorale ka nisur jo zyrtarisht, po zyrtarisht kanë nisur mashtrimet, heshtjet, përpjekjet dhe tentativat për të marrë pushtetin. Ka një dilemë të madhe në këtë situatë nëse duhet të votojnë njerëzit PD-në apo PS-në. Kjo në fakt nuk është as recetë, por thjeshtë një akumulim i atyre që premtuan dhe i atyre që premtojnë. PD-ja ka degraduar në Durrës në një tufë ciliminjsh të cilët përvec se ca hajdutlliqëve dhe ca dashmorëve që do ti dalin kurshërira nesër,e ka mbyllur ciklin me turp, dhe jo vetëm me turp, por për të qenë të gatshëm për të pranuar ndëshkimin. Kur nuk ka mbetur asnjë dyshim që PD-ja do të humbasë turpshëm në Durrës, ajo që me të drejtë durrsakët pyesin është se a duhet ti japim votën Ps-së dhe a është ajo alternativa që duhet ti besojmë? Për fat të keq sot, duke qenë prej kaq vitesh gazetar konstatimi është se kurrë PS-ja nuk ka qenë më e heshtur dhe më e trembur se tani që i duhet për katër muaj të ndajë pushtetin. Shpesh gjërat bëhen të ndërlikuara dhe aq më shumë shpesh gjërat bëhen edhe të zgjidhshme, kur në mes hyn politika ose kur politika bën zgjidhje. PD-ja dhe përfaqësuesit e saj mes të cilëve edhe shumë të majtë që i janë bashkuar kolaicionit e kanë kuptuar se ka ardhur koha për të ikur. Ikjet janë të trishtueshme, po kur vjen nga rruga dhe nuk përfundon në qeli ikjet janë të pranueshme. Konstatimi im si gazetar është se PD nuk del dot në konferenca shtypi në PD për të denoncuar pushtetin lokal pasi është bërë viktimë e tij, ose më saktë ka interesa me të dhe të vetmen gjë që ka bërë është se ka zgjedhur 130 banesa për të mbajtur peng qytetarët. Ajo ka bërë një zgjedhje mjaft komode ku boton një fletushkë që e fal rrugëve dhe që e financon nga PD-ja ose drejtorët e saj për të treguar se ka reaksion. Kjo është treguesi më i mirë i një partie që po ikën nga pushteti. Pjesa tjetër ka të bëjë me atë që është partia në opozitë dhe pret të bëjë rrotacionin. Për t’u rikthyer edhe një herë te pyetja e fillimit: a duhet ti besohet kësaj PS-je në Durrës? Personalisht nuk do ta votojë sa të jetë jeta PS-në jo për nostalgji po për ata që di dhe kam bindjen se është një parti inegzistente. Për mendime të hedhura në treg më duhet të them konstatimin efundit që shkon më shumë se sa dhimbje dhe mjerë ky popull që kërkon të largojë njëpushtet horrësh dhe nuk ka besim se prapë mund t’i vijnë ca horra që kanë filluar të zihen për emra në listë, ca “kurva” politike që kërkojnë ringjalljen pasi kanë bërë “lifting” . Prej një jave jam munduar të takojë shumë qytetar pa i njohur dhe pa e ditur se të kujt partie janë. Kisha vetëm një pyetje për to dhe ishte shumë e thjeshtë të konstatoja. Pyetja ishte: kush është drejtuesi i PS-së së Durrësit? Rreth 70përqind e tyre thonin emrin e Dakos dhe 30 përqind emrin e Gazmir Bizhgës. Kjo në fakt nuk është për të qeshur. Dako ka sjellë modulin e ri të një formati që PS-ja ka mundësi të jetë në pushtet në Durrës shumë vite të tjera, ndërsa Bizhga ka mbetur si njeriu që ka qenë më aktivi për denoncimin e rasteve flagrante të abuzimit me pushtetin. Ajo që më bën më shumë përshtypje në këtë rast është fakti se PS-së i mungon një bizhgë për komunikim politik dhe kanjë Dako që di aq mirë të komunikojë administrativisht me qytetarët e tij. Në 100o vetë ky konstatim është i rënë. Por unë jammunduar ta zbërthejë këtë me pak fjalë. Në spitalin e Durrësit për herë të parë në këto 20 vjet situaa është më shumë sekurrë alarmante. Turpi shkon deri aty saqë roja ikërkon deputetit 200 lekë për të hyrë brenda dhe aq më shumë kur deputeti është dhe mjek. Askush nuk reagon. Në Durrës mësuesit janë kthyer në manekinë ku hiqen dhe vendosen si të dojë një biletashitës që quhet Filip. Në drejtorinë e Sigurimëve, prej katër muajsh ka abuzime, vjedhje dhe raste korrupsioni dhe për të gjitha këto, nuk ka asnjë reagim. Në drejtorinë e Ujësjellësit, një palo rrugac pokeri, një njeri që ka një kartelë të hapur si përdorues droge vjedh, abuzon dhe bën pushime në vendet më të shtrenjta të botës dhe të gjithë heshtin. Po kryetari i PS-së së Durrësit ku është? A ka opozitë Durrësi për ti denoncuar këto fakte? Përse nuk i denoncon atëherë? Është mirë të kesh një opozitë si Fiks Fare dhe gazeta Tema, është mirë kur në shoqëri ka një Filip Cakull dhe një Mero Baze. Po është turp që opozitën e bëjnë ata dy njerëz që nesër nuk do të kërkojnë pushtet, ndërsa drejtuesit e PS-së shijojnë komentet online. Si gazetar do të mjaftiohesha për të thënë se PS-ja në Durrës nuk prodhon asnjë lajm. Si qytetar më duhet të pyes veten dhe ti them të tjerëve: Përse duhet të votojmë këta eunukë që kërkojnë të marrin pushtet pa denoncuar atë që po ndodh? Thjeshtë për të ndërruar hajdutët, aq më shumë që mund të kemi përsëri pjesë të koalicionit edhe Genci Alizotin. Gjërat nuk janë shumë të ndërlikuara po janë të thjeshta për të mos i besuar. Ata që punojnë në bashki kanë interesa se kanë gratë në punë në arsim dhe aq më shumë që në mes rrinë si këmbanë marrveshje hajdutësh edhe një farë partie me Genca sic është LSI-ja. PD-ja duhet të ikë , po kush do të vijë? Ata që vjedhin thjeshtë kanë nevojë për firmë dhe jo për gojë. Opozita në Durrës është pa gojë po po pret të bëjë rrotacion firme. Kurrë PS-ja nuk ka qenë më turpshëm e përfaqësuar në opozitë, ku drejtuesit lokal të saj presin se kush do të fitojë lloton Linda Basha apo Argita Malltezi.

Previous articleVolejboll Meshkuj/ Teuta e pathyeshme
Next articleDhe një krim tjetër nga serbët për në gjyqin e Hagës!…