Në zgjedhjet e 25 prillit krahas partive tradicionale tashmë do të garojnë edhe disa parti të reja, mes të cilave edhe “Nisma Thurje”.
Rigerta Loku, mirditorja që përloti Kuvendin rreth 4 vite më parë më fjalimin e saj ku i bëri thirrje deputetëve që të kthejnë sytë nga fshati, ka marrë vendimin që të kandidojë në partinë e “Nisma Thurje”.
Në një intervistë për Euroneës Albania zonja Loku tregoi se asnjëherë nuk ka marrë një ofertë drejtpërdrejt nga Partia Socialistë për kandidatë për deputete.
Ajo u shpreh gjithmonë ka qenë një zë i njerëzve pa parti.
Sa i përket fushatës, kandidatja për deputete tha se takimet e saj elektorale janë takime të vogla dhe se nuk bën fushatë në rrjetet sociale.
“Ne do të bëhemi të mëdhenj nesër, sot duhet të ngrejmë urat e komunikimit”, u shpreh kandidatja teksa foli për partinë, nën siglën e së cilës garon.
“Po mos besoja tek ndryshimi unë nuk do isha këto duke folur me ju. Unë jam e bindur që vetëm thjesht mendjet që nuk janë të paaftë që e duan ndryshimin, të bëhen bashkë”, përfundoi ajo.
Rigerta Loku, ka studiuar në “La Sapienza” në Romë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, por ka vendosur të rikthehet dhe t’i përkushtohet jetës së fshatit duke u marrë me bujqësi.