Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka lënë të nënkuptohet se e kanë zgjedhur kandidatin e PS për bashkinë Vlorë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se po bëjnë sondazhe nëpër qytete të vendi, faktor që do të ndikojë në zgjedhjen e kandidatëve.
“Ne kemi detyrën dhe përgjegjësinë që kandidatët tanë do të jetë kryetarët e ardhshëm të bashkive.
Ne për këtë nuk mund të konsultohemi vetëm brenda familjes sonë, por duhet një konsultë më e gjerë me të gjithë komunitetin ku kryetarët e bashkive kanë detyrën dhe përgjegjësinë për të shërbyer.
Nuk njoh metodë më të mirë se sa sondazhi për të kuptuar vlerësimin për punën e bërë dhe atë që është arritur.
PS gjithmonë një nga rezultatet më të mira në shkallë kombëtare e ka në Vlorë, kështu kandidati do u përgjigjet kërkesave votuesve të nderuar të Vlorës.”- tha Balla.