Home Ekonomia A është Shqipëria gati për bankat online? – Hyka: Rrezikshmërinë e sjellin...

A është Shqipëria gati për bankat online? – Hyka: Rrezikshmërinë e sjellin njerëzit, jo teknologjia

Sulmet e fundit kibernetike në Shqipëri kanë rritur shqetësimin tek qytetarët lidhur me publikimin dhe keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale.

Ndërkohë, që përpos e-albania e cila ofron të gjitha shërbimet on line, qeveria ka nxitur edhe bankat drejt këtij orientimi.

Por a është gati vendi ynë për këtë hap dhe a sjell risqe?

Në një intervistë për SCAN TV, Anila Hyka, eksperte në fushën e IT, njëkohësisht Drejtuese e Këshillit Kordinuese të Diasporës në Francë,  thekson se rrezikshmëria vjen nga njerëzit dhe jo nga teknologjia.

Sipas saj, në vendet e Bashkimit Europian ofrimi i shërbimeve dixhitale është shumë i avancuar, por për të mbrojtur qytetarët, merren një sërë hapash.

Nga 1 Maji të gjitha shërbimet qeveritare në vend ofrohen on line përmes portalit e-albania, portal i cili së fundmi ka rënë pre e sulmeve kibernetike, duke bërë që ketë herë pa here pezullim të ofrimit të shërbimeve për ditë të tëra./SCAN