Rënia e flokëve është normale për sa kohë nuk bien në sasi dhe shpesh. Në fakt, 40% e femrave pas moshës 40 vjeçare, përjetojnë rënie të vazhdueshme flokësh sipas “Akademisë Amerikane të Dermatologjisë”, ndërsa tek meshkujt shkon deri në humbje të plotë të flokëve. Humbja e flokëve mund të vijë si pasojë e stresit, por mund të jetë edhe një problem tjetër me shëndetin që e shkakton këtë.
Përse humbim shumë flokë gjatë larjes?
Gjatë ditës ju mund të mos e kuptoni që po humbni flokë, por në momentin kur bëni dush të gjithë e vini re se në fakt po humbni një sasi të konsiderueshme flokësh. Kjo ndodh sepse 90% e qelizave vazhdojnë të rriten dhe të zhvillohen krejt ndryshe nga 10%. Prandaj është normale që të humbni flokë. Shqetësuese është kur vini re skalpin tuaj, ose zona ku nuk ka flokë.
Përse na bien flokët?
Një nga arsyet janë problemet me gjëndrën e tiroides. Rënia e flokëve vjen si pasojë e hipotiroides, e cila i dëmton, i hollon dhe çon deri në rënien e flokëve.Trikotilomania është një çrregullim i shëndetit mendor, i cili çon deri në rënien e flokëve. Probleme me dietën ushqimore. Nëse keni defiçit proteinash në trup mund të keni gjithashtu probleme me rënien e flokëve. | Bulevard News|