Home Editorial A është kjo tentativa e fundit e Igli Carës?

A është kjo tentativa e fundit e Igli Carës?

turiNga Artur llana / Kur proçesi i zgjedhjeve në PD e Durrësit po bëhet kaotik jo vetëm me kandidaturat që kanë dalë dhe ku  këtu  natyrisht ka meritën e tij edhe ish kryetari i degës së PD, Igli Cara dhe kur Lulzim Basha ka kërkuar të shikohet mundësia e një tjetër kandidature,   PD është përballur ditët e fundit edhe me një variant të ri ose e thënë sipas propozuesve “me një formulë bashkimi  të klaneve”. Dhe natyrisht është bërë përsëri “gjallë”, Igli Cara, që zor se për nga formimi politik e ka të veten këtë propozim, po gjithsesi ka marrë autorësinë për ta dërguar në Tiranë. Varianti i ri i Carës që bazohet për të bashkuar një tufë burrash që janë zënë për pushtet dhe tani duan të mbrojnë atë që kanë marrë nga pushteti,  është të zgjidhet në krye të sajë një  femër dhe në rastin konkretë një grua. Në pamje të parë çdo gjë të duket normale dhe gjithkush mund të mendojë se PD-ja,  të paktën në Durrës ka nevojë për më shumë praninë e femrës në strukturat drejtuese, pasi vitet e fundit prania e femrave në kryesi apo struktura drejtuese është bërë nga pëlqimi i klanit të Carës dhe kjo jo se nuk i duan grate, por sepse emërimet që ato kanë bërë kaq mundësi mund ti jepnin me praninë e tyre. Jashtë emërimit nuk mund të pranohej askush, pasi emërimi ishte e vetmja mënyrë për ti mbajtur në klanin e tyre. Kjo është aq e vërtetë, saqë edhe një herë që Carës ju vështirësuan punët në zgjedhjen e kryetares së gruas në Durrës, duke i ardhur jo nga emërimet e bëra prej tij, ai ishte gati të  zgjidhte një burrë si kryetare të gruas demokrate. Por le të mbetemi në propozimin e tij apo të njerëzve rreth tij. Gjithçka do të ishte normale, nëse Cara do të kishte menduar seriozisht për të sheshuar klanet brenda PD, për ti dhënë një tjetër fytyrë asaj dhe natyrisht për ta parë PD si parti që do të kalojë një opozitë pse jo dhe të gjatë dhe që kërkon forcë dhe vullnet. Gjithçka bëhet anormale kur mëson emrin që është propozuar. Nuk kam asgjë personale me zonjën në fjalë, të cilën e njoh vetëm nga media për detyrën që ka ushtruar dhe pjesmarrjen në takime elektorale. Aftësitë e saj mund të jenë të tilla që ajo vërtetë mund ta  drejtojë më mirë se kushdo PD dhe mund të bëjë bashkimin e klaneve. Ajo mund të jetë shumë herë më e aftë se sa Cara për të bërë opozitë dhe kjo natyrisht nëse nuk ka ndarë si Cara ndonjë  copë me pushtetin e tanishëm. Të gjitha këto bëhen nul për një arsye të vetme. Ajo është kandidatura që po serviret në minutat e fundit nga ai klan që e ka shkatërruar PD. E parë në këtë këndveshtrim, Igli Cara i ngjan atij njeriu, që pasi e ka plagosur duke dhënë shpirt viktimën e  tij kërkon ndihmë për ta mbajtur në jetë  dhe pse e ka bërë me dashje të parën dhe të dytën nga lloji i mashtrimit politik që e karakterizon. Po ashtu do të ishte shumë herë më e ndershme që emri i zonjës të ishte listuar që në fillim dhe jo tani, kur duhet një zgjedhje tjetër për ta shpëtuar PD nga kandidaturat përfshi edhe bashkëshortin e  saj, i cili ka muaj që bën fushatë dhe natyrisht kjo ështëe  drejta e tij. Askush nuk ka të drejtë që votat që ai mund të ketë garantuar, besimin e  njerëzve që mund të ketë marrë, përkrahjen e visionit të tij për PD ndryshe  (nëse ka) ti thotë tani Cara apo “carat” e tjerë se duhet ti marrë bashkëshortja. Votat nuk janë pasuri e paluejtshme që pasi ke humbur shpresat për ta rregulluar vetë  diçka mund të shkosh tek noter Cara dhe ta lesh trashgimi apo akt dhurimi. Ata janë pjesë e një proçesi që natyrisht PD i ka bërë edhe mirë përveç të gjithë të këqijave që një klan ende ka kurajon ta shkatërrojë përsëri atë. Gjithsesi duke kërkuar të jetë njeri me mburojë politike dhe falë pazarve që ka bërë me Oerd Bylykbashin  dhe ku për garanci kërkon të sakrifikojë dy njerëz nga një shtëpi , kjo mund të jetë tentative  e fundit e Igli Carës për të mbuluar fytyrën politike të tij. Natyrisht që nuk është e shkruar askund që nuk lejohen dy kandidatë nga një shtëpi, por moralisht kjo është loja më e rrezikshme që po bën Cara me PD dhe zor se do të dalë i fituar, pasi me siguri do të ketë një të humbur në këtë garë. Këtë e them për dy arsye. E para se ai Igli Cara dëshmon me këtë tentativë të tij mungesën e respektit për PD, e cila e bëri faktor dhe pse ai ja shpërbleu si një polic tatimorë që në shkëmbim të gjobës mbushi xhepat, e ku fjala gjobë do zëvendësuar me drejtor. E dyta ai dëshmon mungesën e hapsirës që i ka dhënë PD në katër vite. Nuk ka më asnjë diskutim që ai ka përmisuar dukshëm edhe figurën e Telitit në drejtimin e parties,  duke e bërë më keq  sa nuk ka më detyrën e kreut të PD. Kjo është partia që ai ka ndërtuar, kjo është hapësira që ai e ka parë partinë dhe ky është vizioni I tij opozitar. Për interesa të tij është gati të bëjë edhe këtë tentativë të fundit për të mbetur gjatë si  “i ngrirë” jo si kryetar po I ngrirë tamam në memorie të demokratëve.