Këngëtarja Elsa Lila fitoi çmimin e parë të jurisë së Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pas 25 vitesh me një këngë dedikuar vajzës së saj, Evita. Pas përfundimit të festivalit, ku ajo fitoi çmimin e parë, por jo atë të publikut që do të bënte që të na përfaqësonte në Eurovision, këngëtarja vendosi të përshëndes ndjekësit e saj dhe nuk komentoi asgjë më shumë për festivalin.
Pas përfundimit të festivalit, ka reaguar këngëtarja Elsa Lila përmes një postimi në llogaritë e saj sociale ku thekson se ishte ekperiencë e bukur dhe kjo falë publikut që e mbështeti.
“Ishte bukur të isha me ju këto ditë! Vështirë se do ta harroj. Ju perqafoj! Elsa,”- shkruan këngëtarja në Instagram.
Ndërkohë që dje qarkulluan dhe lajme se Elsa Lila nuk e kishte pritur mirë lajmin e fitores së çmimit të parë, pasi donte atë të publikut. E madje edhe kupën e kishte hedhur. Por lidhur me këtë lajm, nuk ka asnjë konfirmim nga vetë ana e këngëtares.