Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti i parë i krijuar në këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”. E si pasojë, të gjithë pyesin nëse do zgjasë kjo lidhje edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri?
Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje astrologu i njohur, Jorgo Pulla, i cili ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.
Duke qenë se Kiara është Bricjap ndërsa Luizi, Gaforre, Jorgo bëri një parashikim të përgjithshëm. Sipas astrologut, dyshja kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, aq sa lidhja e tyre do vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Ai mendon se çifti janë bërë për njëri-tjetrin.