Home Politike A do të rikthehet Ilir Meta në politikë? Fatos Klosi jep përgjigjen...

A do të rikthehet Ilir Meta në politikë? Fatos Klosi jep përgjigjen e prerë

Sa i përket Ilir Metës, ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka deklaruar se ai nuk sheh arsye që të kthehet në politikë atë, pasi nuk ka çfarë të japë më që të jetë i besueshëm.

“Meta është politikan i vjetër karriere, por është bërë shumë i vjetër. Është politikan i vjetër i ka provuar të tëra, nuk e di se çfarë do të provojë që të jetë bindës, nuk e di se çfarë ka harruar të thotë në të ardhmen. Është bërë shumë i vjetruar, pavarësisht se me moshë shumë i ri. Muajt e fundit në presidencë ishin shumë të vështira dhe u detyrua të bëjë edhe gabime të mëdha. Deklaratat e dhëna kohëve të fundit ishin  jashtë konceptimit të mund të bëjë një president që përfaqëson unitetin e popullit, e ai me sjelljen e tij gaboi, për mua gaboi”, tha Klosi në Breaking.

SOURCEBulevard News
Previous article5 fustanet bardhezi të Penelope Cruz, të veshurës më bukur në Venecia
Next articleSi mësohen sjelljet e dhunshme, flet psikologu Dragoti