Home Politike A do të ketë Durrësi koalicion Berisha-Basha për zgjedhjet e 6 marsit?

A do të ketë Durrësi koalicion Berisha-Basha për zgjedhjet e 6 marsit?

Pak ditë më parë kreu i PD në Lushnje, Saimir Korreshi doli me një deklaratë ku foli për bashkëpunimin dhe dakordësimin për një kandidaturë të përbashkët. Mesa duket një propozim i ngjashëm është hedhur edhe në PD e Durrësit.

Deri më tani dy emrat e propozuar nga PD janë Luan Hoti dhe Ardjan Muka, përkatësisht kandidat i propozuar nga PD dhe i mbështetësve të Berishës. Ndonëse këto janë emrat që qarkullojnë nuk ka patur asnjë reagim nga Basha, i cili pasditen e së shtunës zhvilloi një takim me demokratët e Durrësit, i shoqëruar nga Luan Hoti, deputetet Duma, Ulliri, Gjekmarkaj.

Kujtojmë se sot është afati i fundit i demokratëve për të dalë me një kandidaturë për Bashkinë e Durrësit, përballë kandidates së zgjedhur tashmë nga PS, Emiriana Sako.