Home Kosova A do ta njoh Greqia Kosovën? Eksperti i njohur ‘hedh dritë’ dhe...

A do ta njoh Greqia Kosovën? Eksperti i njohur ‘hedh dritë’ dhe zbulon ‘skenaret’

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dandias në Prishtinë tregon se Greqia ka disa interesa të saj për dialogun Kosovë-Serbi, tha eksperti i sigurisë Drizan Shala.

I ftuar në Euronews Albania, eksperti tha se megjithëse Greqia nuk e njeh ende Kosovën si një shtet të pavarur, ajo i njeh pasaportat kosovare gjë që tregon se ka një avancim të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Deri më tani Greqia ka qenë indiferente sa i takon zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht se bën pjesë në rajon.  Mund të themi se dy vitet e fundit  Greqia ka ndryshuar qartë orinetimet e saj sepse është më liberale sa i takon rrugës së Kosovës drejt liberalizimit.

Greqia ‘de facto’ nuk e njeh Kosovën, por ‘de juro’ e njeh Kosovën, sepse pasaporta e Kosovës njihet nga ambasada e këtij misioni që është në Kosovë. Pra mund të themi se kosovarët mund të lëvizin me pasaportë. Ka një avancim në drejtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, qëllimi është që Greqia të rikthehet në nivelin e ndërkombtarëve”tha eksperti Drizan Shala.

I pyetur nëse nga 5 vendet që ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur do të jetë Greqia ajo që do e njohë e para, eksperti është përgjigjur se pritet që shtetit Grek të jetë i pari që do përmbylli njohjen e Kosovës së pavarur.

“Janë tre shtete që do marrin hapin konkret sa i përket avancimit të Kosovës drejt njohjes së tyre, Sllovakia, Rumania dhe Greqia të tre shtetet që do bëjnë hapjen e tyre të duhur për të njohur Kosovën.

Greqia do pëmbyll aspektin e njohjes, ndërsa Rumania dhe Sllovakia do të avancojnë nivelet e tyre të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Pra mund të themi që jemi në drejtimin e duhur”tha eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Previous articleTë paktën, na tregoni si do t’i drejtoni qytetet dhe fshatrat!
Next articleShkeljet në rrugë/ Policia arreston 8 shoferë, 6 në gjendje të dehur dhe 2 pa patentë