Home Aktualitet A do mund të votojnë më 14 maj personat që u ka...

A do mund të votojnë më 14 maj personat që u ka skaduar karta e identitetit? Zbulohet vendimi i qeverisë

Teksa zgjedhejt e 14 majit po afrojnë, qeveria ka marrë ditën e sotme vendimin se çfarë do të ndodhe me personat, të cilëve u ka skaduar karta e identiteti.

Ministri I Brendshëm Bledi Çuçi ka folur pas mbledhjes së kabintetit qeverisës, duke thënë se është vendosur që të gjithë mjetet e identifikimir që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale.

Ministri ka theksuar se me këtë vendim të gjithë qytetarët kanë të drejtë që të votojnë në zgjedhje.

“Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skado me 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti I tyre I identitetit ka skaduar.  Kemi vendosur për ti hapur rrugë zbatimit të struktures së re të policisë së shtetit. Struktura që është miratuar fillon zbatimin  dhe është një ndër reformat më të mëdha që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, një ndër objektivat e ministrit për 2023”, ka thënë ministri.

Previous articleINSTAT: Eksportet drejt Kosovës rritje të lehtë, bien importet
Next articleShqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët